Hajrulla Çeku merr detyrën e re si ministër i Arsimit

Hajrulla Çeku, ish-ministër i Kulturës, ka marrë sot detyrën e re si udhëheqës i dikasterit qeveritar të arsimit. Në një postim në rrjetet sociale, ai..

1 minute

Read Time

Hajrulla Çeku, ish-ministër i Kulturës, ka marrë sot detyrën e re si udhëheqës i dikasterit qeveritar të arsimit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falënderuar ministren e mëparshme, Arbërie Nagavci, duke i uruar suksese në rolin e ri si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.

“Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi,” shkroi Çeku.

Ai gjithashtu theksoi angazhimin e tij ndaj arsimit dhe shkencës: “Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re. Na priftë e mbara!”

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports