Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases, Maria Clara

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për rastin e vdekjes së Maria Clara Urdangaray, duke dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burgim për veprën..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për rastin e vdekjes së Maria Clara Urdangaray, duke dënuar Endrit Nikën me 18 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Aktgjykimi u shpall në seancën e fundit të mbajtur të hënën, ku edhe prokurori i çështjes, Armend Hamiti, në fjalën përmbyllëse kërkoi që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzës.

Rasti kishte marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa në fund të gushtit të vitit të kaluar ishte realizuar një emision hulumtues, ku për herë të parë u publikuan pamje të kamerave nga vendi i ngjarjes si dhe detaje të tjera lidhur me rastin.

Maria Clara Urdangaray ndërroi jetë në ora 4:27 të mëngjesit të 1 gushtit 2023, rreth tre orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë në hotelin “Sonoma” në Fushë Kosovë, ku po qëndronte me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Sipas aktakuzës, gjatë goditjeve dhe shtyrjeve, e dëmtuara u dërgua në një qoshe të dhomës, pa mundësi largimi, derisa korniza e dritares u shkëput dhe ajo u hodh jashtë.

Nga ana tjetër, Nika e kishte mohuar ta ketë prekur me dorë, duke paraqitur një version tjetër të ngjarjes. Ekspertiza e kornizës së dritares u realizua vetëm pas një viti e gjysmë, kohë në të cilën pronari i hotelit kishte vendosur një kornizë të re me tre shtresa xhami, duke ndryshuar strukturën fillestare.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports