Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje pronash dhe falsifikim dokumentesh në vlerë mbi 1.5 milion euro

Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka përfunduar me arrestimin e katër personave të dyshuar për një skemë mashtrimi..

1 minute

Read Time

Një operacion i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) ka përfunduar me arrestimin e katër personave të dyshuar për një skemë mashtrimi që lidhet me tjetërsimin e paligjshëm të një prone me vlerë mbi 1.5 milion euro.

Sipas hetimeve, të dyshuarit përmes veprimeve të kundërligjshme, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, pasaportës së Serbisë dhe dokumenteve të tjera, si dhe duke i përdorur ato si të vërteta – madje duke prezantuar një person të rrejshëm si person real – kanë arritur ta tjetërsojnë/shesin përmes noterit pronën e ankuesit M.T., në sipërfaqe prej 36.28 ari.

Njëkohësisht, ata dyshohet se kanë mashtruar blerësin H.M., duke e bindur se po blinte pronë me dokumentacion të rregullt. Në këmbim të kësaj, ata kanë përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.

Me urdhër verbal të prokurorit të rastit, janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000.00 euro si provë materiale për procedurat e mëtejme.

Personat e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Mashtrimit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Të dyshuarit M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports