Gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes që po mbahet në Uashington, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në momentin e prezantimit të saj, ai e falënderoi publikisht dhe e vlerësoi për angazhimin e saj.
“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, tha Trump.
Presidenti amerikan theksoi se ndihet i nderuar edhe me praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili po ashtu po merr pjesë në këtë takim.







