Trump hap mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington

Në Uashington është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Paqes, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka çelur punimet me një fjalim..

1 minute

Read Time

Në Uashington është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Paqes, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka çelur punimet me një fjalim para të pranishmëve.

Ai e cilësoi ditën si të rëndësishme dhe falënderoi të ftuarit, shikuesit dhe mediat për pjesëmarrjen në këtë organizim.

“Pra, gjithçka ka të bëjë me paqen, siç edhe quhet Bordi i Paqes”, u shpreh Trump.

Në këtë event po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

About the Author