Prattipati takon Kurtin pas formimit të qeverisë së re, i kërkon angazhim për paqe dhe rritje të investimeve

Pas konstituimit të ekzekutivit të ri, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të..

1 minute

Read Time

Pas konstituimit të ekzekutivit të ri, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Në njoftimin e ambasadës theksohet pritshmëria për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Tutje është bërë e ditur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ofrojnë hapësirë të konsiderueshme për thellim të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve dhe tregtisë.

“Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

About the Author