Trump pret kryeministren japoneze në Shtëpinë e Bardhë, fokus zhvillimet në Lindjen e Mesme

Në Shtëpinë e Bardhë është zhvilluar një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, ku në qendër të diskutimeve..

1 minute

Read Time

Në Shtëpinë e Bardhë është zhvilluar një takim mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, ku në qendër të diskutimeve janë vendosur zhvillimet globale dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Trump dhe Takaichi kanë nisur bisedën, ku ndër të tjera do të diskutojnë edhe rreth luftës në Lindjen e Mesme.

Takaichi ka deklaruar se “vetëm Trump mund të arrijë paqen në të gjithë botën”.

Ajo shtoi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk duhet të lejohet kurrë”.

“Dhe gjithashtu ekonomia globale tani është gati të përjetojë goditje të mëdha për shkak të këtij zhvillimi”.

Kryeministrja japoneze po ashtu tha se zyrtarët japonezë i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Iranit që të ndalojë sulmet e tij ndaj infrastrukturës energjetike.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports