Stërvitjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, rrisin tensionet në rajon, reagon Kameberi

Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake në jug të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën, ka nxitur reagime politike, veçanërisht nga përfaqësuesit shqiptarë në atë rajon, të cilët..

1 minute

Read Time

Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake në jug të Serbisë, pranë kufirit me Kosovën, ka nxitur reagime politike, veçanërisht nga përfaqësuesit shqiptarë në atë rajon, të cilët e shohin këtë si një veprim që mund të ndikojë në stabilitetin lokal.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve locale”.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese”, shkruan më tej Kamberi.

Sipas tij, ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave si dhe shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare.

“Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë”, deklaroi ai.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports