Të shtëna me armë në Ferizaj pas një konflikti, dy persona dërgohen në mbajtje

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, ku pas një konflikti verbal mes disa personave ka pasur edhe përdorim të..

1 minute

Read Time

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, ku pas një konflikti verbal mes disa personave ka pasur edhe përdorim të armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Driton Islami”, duke alarmuar banorët e zonës.

Sipas informatave zyrtare, pas mosmarrëveshjes dyshohet se janë shkrepur disa të shtëna, ndërsa personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Gjatë këqyrjes së terrenit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Në vazhdën e hetimeve, policia ka arritur të identifikojë tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë arrestuar, ndërsa gjatë arrestimit janë konfiskuar një armë zjarri – pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave të mëtejme hetimore.

GJUAJTJE ME ARMË

Rr. Driton Islami, Ferizaj /21.01.2026-18:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovar, kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports