Kurti kujton Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në përvjetorin e 20-të të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një mesazh përkujtimor, duke vënë në..

1 minute

Read Time

Në përvjetorin e 20-të të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë një mesazh përkujtimor, duke vënë në pah rolin dhe trashëgiminë e tij politike.

Kurti e ka cilësuar Rugovën si një intelektual të dalluar dhe lider të rëndësishëm politik, kontributi i të cilit ka qenë thelbësor në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Urtësia e tij në mendim dhe veprim, si dhe konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore, i hapën rrugë Kosovës në shumë forume dhe tryeza diskutimi. Ibrahim Rugova ka merita të veçanta për orientimin e qartë politik të Kosovës drejt Perëndimit dhe për ndërkombëtarizimin e drejtë të çështjes së Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të para të dekadës së fundit të shekullit të kaluar”, shkroi Kurti ndër të tjera.

Ai theksoi se vizioni politik dhe qasja paqësore e Rugovës mbeten pjesë e rëndësishme e historisë moderne të Kosovës dhe një pikë referimi për brezat e ardhshëm.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports