Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda automjetit, nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një taksist 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda..

1 minute

Read Time

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një taksist 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në rrugën “Hajdar Shala”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se viktima, me inicialet A.S., ishte duke qëndruar në pritje në një vend-parkim të rezervuar për taksi, kur është gjetur nga njësitë policore dhe ekipi i emergjencës. Ekipi mjekësor i Urgjencës konstatoi vdekjen e tij në vendngjarje.

Sipas Bytyqit, menjëherë pas njoftimit, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Ai shtoi se rasti është njoftuar prokurorit, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim të mëtejshëm. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor nuk janë konstatuar shenja të dhunës.

Policia thekson se rasti vazhdon të hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë hetimore.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports