BE-ja: Heqja e plotë e masave pritet brenda javësh

Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat..

1 minute

Read Time

Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit. Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Zgjerim, Jan Koopman, përfshirë pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.

Aktualisht po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit të mjeteve. “Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne, në javët e ardhshme do t’i kishim hequr të gjitha masat financiare. Kjo është ajo që po planifikojmë dhe po bëjmë në praktikë”, tha Koopman gjatë një fjalimi në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ai shpjegoi se situata e Kosovës në kuadër të këtij plani është relativisht e thjeshtë: mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen, një proces që më parë ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale. “Pas zgjedhjeve në dhjetor presim formimin e shpejtë të qeverisë, i cili do të mundësojë finalizimin e dokumentacionit të nevojshëm, i cili është thelbësor për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë”, shtoi Koopman.

Drejtori i Zgjerimit theksoi se autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në reforma, shumica e të cilave janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Ai vuri në dukje se kapja e ritmit me vendet e tjera të rajonit është e mundur, por vetëm pas ratifikimit të nevojshëm në Kuvendin e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports