Spitali i Mitrovicës furnizohet me material për dializë

Spitali i Mitrovicës ka pranuar materialin e nevojshëm për dializë, duke mundësuar zhvillimin e seancave të sotme pa ndërprerje. Lajmin e konfirmoi drejtori i spitalit,..

1 minute

Read Time

Spitali i Mitrovicës ka pranuar materialin e nevojshëm për dializë, duke mundësuar zhvillimin e seancave të sotme pa ndërprerje. Lajmin e konfirmoi drejtori i spitalit, Gëzim Berisha, duke siguruar pacientët mbi gjendjen aktuale të furnizimit.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës bëhet e ditur se, megjithëse ka material të mjaftueshëm për seancat e ditës, sasia totale nuk është ende në nivelin e dëshiruar. Për këtë arsye, po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të stabilizuar furnizimin në mënyrë të qëndrueshme.

Procedura e rregullt tenderuese për furnizimin e dializës është ende në shqyrtim në OSHP prej dy muajsh, ndërsa një procedurë emergjente e mëparshme u ndërpre pasi operatori ekonomik nuk e përmbushi dorëzimin e materialit brenda afatit të caktuar. Aktualisht po zhvillohet një procedurë tjetër emergjente për të siguruar furnizimin e pandërprerë të pacientëve.

ShSKUK bën me dije se po punon ngushtë me koordinatorët dhe bordet përkatëse, duke u siguruar që çdo pacient të marrë trajtimin e nevojshëm me standardet më të larta profesionale dhe në kohën e duhur. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports