Kontaminim me salmonelë në mishin e pulës të importuar nga Rumania

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e bakterit Salmonella në një sasi mishi pule të importuar nga Rumania dhe të dorëzuar në Prizren…

1 minute

Read Time

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar praninë e bakterit Salmonella në një sasi mishi pule të importuar nga Rumania dhe të dorëzuar në Prizren. Kontrolli laboratorik ka zbuluar se 27.7 kilogramë nga ky import rezultuan pozitivë ndaj salmonelës.

Pas konstatimit të këtij rasti, gjithë sasia e mishit të infektuar u asgjësua menjëherë, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore, për të shmangur çdo rrezik për konsumatorët.

Agjencia njofton se po vijon monitorimin e situatës me vëmendje të shtuar dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me kompanitë që merren me importin e mishit, për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen. Publiku do të njoftohet në kohë reale për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports