SPAK-u verifikon pasuritë në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës për dyshime kriminale

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka nisur hetime për të kontrolluar pasuritë e mundshme të 89 qytetarëve shqiptarë nga Kosova, pas dyshimeve se ato..

1 minute

Read Time

Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK) ka nisur hetime për të kontrolluar pasuritë e mundshme të 89 qytetarëve shqiptarë nga Kosova, pas dyshimeve se ato mund të jenë krijuar nga veprimtari kriminale.

Veprimet hetimore u kryen në zbatim të një letre-porosie nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Identifikimi i të dyshuarve u bazua në komunikimet e tyre në aplikacionin SKY ECC, me të dhëna të siguruara nga autoritetet e drejtësisë në Belgjikë dhe Francë.

About the Author