Shtatë vetura të thyera në parkingun e një objekti në Fushë-Kosovë

Shtatë automjete u sulmuan në një parking të një objekti në Fushë-Kosovë, ku brenda tyre u vodhën kryesisht vegla pune dhe sende të tjera personale…

1 minute

Read Time

Shtatë automjete u sulmuan në një parking të një objekti në Fushë-Kosovë, ku brenda tyre u vodhën kryesisht vegla pune dhe sende të tjera personale.

Policia njofton se njësitë hetimore kanë identifikuar një mashkull kosovar si të dyshuar për këtë rast. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

About the Author