Sot nis Festivali “ReMusica” që këtë vit sjell mbi 160 artistë dhe 18 koncerte në Kosovë

Prishtina dhe Prizreni do të jenë qendrat e muzikës bashkëkohore, ku nga sot e deri më 31 tetor 2025, fillon edicioni i 24-të i Festivalit ReMusica, i cili këtë vit vjen me temën “Contrasts”, që ndërthur traditën me modernitetin, muzikën klasike me atë bashkëkohore, dhe rrënjët me inovacionin e guximshëm.

Aktivitetet fillojnë sot që në mëngjes me të vegjëlit – ReMusica Junior dhe përfundojnë në mbrëmje me hapjen zyrtare të ReMusica Festival 2025, i cili mbahet në Kishën Katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, me artistët: violinistin Tedi Papavrami, pianisten Maki Okada dhe ReVocal Ensemble me dirigjent Rafet Rudi.

Në këtë edicion do të mbahet 18 koncerte dhe mbi 160 artistë të shquar nga skena ndërkombëtare dhe vendore, tryeza diskutimi, punëtori e aktivitete tjera, që do të bashkojnë artistë nga vendi dhe Evropa për të reflektuar mbi dialogun mes traditës dhe modernitetit, marrëdhënien e festivaleve me qytetin, dhe rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim.

Në edicionin e 24-të të festivalit, rikthehet “ReMusica Junior” me një program të veçantë për fëmijë, që përfshin koncerte, punëtori dhe aktivitete interaktive të krijuara, për të nxitur kuriozitetin dhe kreativitetin e tyre, ndërsa platforma “ReNew” vazhdon misionin e mbështetjes së artistëve në zhvillim, poashtu Pocket Concerts sjell koncerte intime në hapësira alternative./Klankosova.tv

  • Të ngjashme:

    Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
    • March 10, 2026

    Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

    Vazhdo lëximin...
    Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
    • March 9, 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës