Siguria në Kosovë dhe rajon, takimi mes komandantit të KFOR-it dhe ushtrisë shqiptare

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti sot në Shtabin e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të..

1 minute

Read Time

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, priti sot në Shtabin e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë këtij takimi, të dy gjeneralët shkëmbyen mendime dhe vlerësime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Në njoftimin e misionit të NATO-s u theksua se “Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR”.

KFOR-i ripërsëriti angazhimin e tij për të zbatuar mandatin bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës. Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, duke mbështetur rolet e tyre si reagues të sigurisë në vend.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports