Beogradi manipulon qytetarët serbë në Kosovë, shpall konkurse ilegale

Beogradi zyrtar ka lansuar një tjetër konkurs për punësimin e qytetarëve serbë në institucionet shëndetësore në Kosovë, duke synuar të hapë 350 vende të reja…

1 minute

Read Time

Beogradi zyrtar ka lansuar një tjetër konkurs për punësimin e qytetarëve serbë në institucionet shëndetësore në Kosovë, duke synuar të hapë 350 vende të reja. Ky hap vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor dhe është i ngjashëm me veprime të mëparshme të kryera para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Sipas njoftimit të Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, më 22 dhjetor 2025 u hap një konkurs për 50 vende të reja pune, që do t’i shtohen 300 vendeve të mëparshme, duke çuar numrin total të vendeve të punës në 350. Zyra pretendon se këto masa synojnë të mbajnë popullin serb të vendosur dhe të sigurojnë mbijetesën e tij në Kosovë.

Po ashtu, është bërë me dije se në gjysmën e dytë të janarit do të punësohen edhe 700 persona të tjerë, përfshirë stafin mjekësor dhe jo-mjekësor, pas një konkursi të mëparshëm. Sipas njoftimit, kjo është prezantuar si një ndihmë nga shteti i Serbisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga ministri Zlatibor Lonçar, për institucionet shëndetësore serbe në Kosovë.

Përkrahjen për këtë veprim e ka vetëm Lista Srpska ndër partitë serbe në Kosovë, ndërsa disa parti të tjera serbe kanë kritikuar Beogradin për shtyrjen e afatit të hapjes së konkursit pas zgjedhjeve të tetorit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports