Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar me shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetin e këtij viti, pasi partitë opozitare nuk..

1 minute

Read Time

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar me shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetin e këtij viti, pasi partitë opozitare nuk i dhanë mbështetje dokumentit të paraqitur.

Projektbuxheti u soll në të njëjtën seancë ku u ratifikuan pesë marrëveshje ndërkombëtare, por opozita kërkoi tri ditë kohë për ta analizuar materialin para se të vazhdohej me procedurën.

Pas kësaj kërkese, u zhvillua një diskutim i shkurtër mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefave të grupeve parlamentare. Në përfundim, u vendos që seanca të shtyhet për të hënën e ardhshme.

About the Author