Apple shtyn lansimin e Siri-t të ri

Përditësimi i shumëpërfolur i Siri-t nuk pritet të vijë aq shpejt sa ishte raportuar fillimisht. Edhe pse më herët gjatë javës u sugjerua se versioni..

1 minute

Read Time

Përditësimi i shumëpërfolur i Siri-t nuk pritet të vijë aq shpejt sa ishte raportuar fillimisht. Edhe pse më herët gjatë javës u sugjerua se versioni i përmirësuar i asistentit virtual do të prezantohej me iOS 26.4, raportimet e fundit tregojnë për një shtyrje të publikimit.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple ka hasur në një sërë problemesh gjatë testimeve të brendshme të Siri-t të ri. Për këtë arsye, versioni i përditësuar i asistentit ka gjasa të përfshihet në iOS 26.5, që pritet të lansohet në maj. Ndërkohë, disa veçori të tjera raportohet se do të mbeten ekskluzive për iOS 27 në shtator.

Testuesit e brendshëm thuhet se kanë hasur vështirësi të shumta gjatë përdorimit të Siri-t të përditësuar, përfshirë përgjigje të vonuara, trajtim të pasaktë të pyetjeve dhe probleme në përpunimin e kërkesave komplekse. Gjithashtu janë raportuar kalime të papritura në ChatGPT në vend të përdorimit të modeleve të vetë Apple, si dhe vështirësi në kuptimin e përdoruesve që flasin shpejt, madje në disa raste edhe ndërprerje të tyre në mes të fjalisë.

Raporti thekson se versionet e brendshme të iOS 26.5 përfshijnë një buton për të parë paraprakisht një veçori që i lejon Siri-t të hyjë në të dhënat personale. Po ashtu, funksionaliteti i quajtur “qëllimet e aplikacionit” për Siri-n raportohet se është gjithashtu prapa afatit.

Versionet aktuale të testimit përfshijnë edhe një mjet kërkimi në internet dhe aftësi për gjenerim imazhesh, por këto veçori nuk pritet të jenë pjesë e përditësimit iOS 26.4.

Kjo do të thotë se përdoruesve mund t’u duhet të presin më gjatë për të provuar disa nga përmirësimet e reja të Siri-t

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports