Një shpërthim i fuqishëm i një automjeti ka tronditur Nju Delhin, duke lënë të paktën tetë të vdekur dhe 11 të plagosur. Incidenti ndodhi pranë portave të stacionit të metrosë, në afërsi të ish-pallatit Mughal, një zonë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët.
Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 19:00, kur automjeti, që po lëvizte ngadalë, u ndal në një semafor të kuq. Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet që ndodheshin në afërsi, duke rritur numrin e të plagosurve.
Pas ngjarjes, autoritetet kanë rritur nivelin e gatishmërisë në shtetet e Mumbai dhe Uttar Pradesh, për të parandaluar ndonjë mundësi tjetër rreziku. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e shpërthimit, i cili ende mbetet i paqartë.
Një banor i zonës, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e shpërthimit, ka treguar për mediat se ka dëgjuar një zhurmë të madhe, ndërsa dritaret e tij janë dridhur nga fuqia e shpërthimit. /Gjurmuesi/







