Të shtëna me armë në Vushtrri, policia arreston një të dyshuar

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi dyshohet se ka..

1 minute

Read Time

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në incident, e cila tashmë po trajtohet si provë materiale në hetim.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është ngritur rast për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit të rastit, personit të ndaluar i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports