Trump paralajmëron padi miliardëshe kundër BBC-së

Donald Trump ka vënë BBC-në nën presion të drejtpërdrejtë ligjor, duke paralajmëruar një padi prej një miliard dollarësh dhe duke i dhënë transmetuesit afat që..

1 minute

Read Time

Donald Trump ka vënë BBC-në nën presion të drejtpërdrejtë ligjor, duke paralajmëruar një padi prej një miliard dollarësh dhe duke i dhënë transmetuesit afat që të reagojë brenda së premtes. Ekipi i tij juridik pretendon se një dokumentar i BBC-së ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar një nga fjalimet e ish-presidentit, gjë që sipas tyre përbën montazh me qëllim keqinterpretimi.

BBC ka dhënë një reagim të shkurtër duke bërë të ditur se letra do të shqyrtohet dhe se përgjigjja zyrtare do t’u dërgohet avokatëve të Trump në kohën e duhur. Ndërkohë, komentet e tjera janë lënë në duart e ekipit të jashtëm juridik të ish-presidentit amerikan.

Në letrën e dërguar transmetuesit publik britanik, avokatët e Trump specifikojnë se nëse nuk bëhet korrigjimi i materialit të kontestuar deri më 14 nëntor, ish-presidenti do të ndërmarrë procedura ligjore për kompensim financiar që arrin shifrën prej një miliard dollarësh. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports