Serie A shpall Amir Rrahmanin “Mbrojtësi i Vitit 2025”

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkëlqyer edhe në Serie A, ku është shpallur “Mbrojtësi i Vitit 2025”. Ky titull vjen si njohje..

1 minute

Read Time

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkëlqyer edhe në Serie A, ku është shpallur “Mbrojtësi i Vitit 2025”.

Ky titull vjen si njohje për një sezon të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit Rrahmani ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të kampionatit italian. Lidershipi i tij, qetësia dhe dominimi në mbrojtje kanë ndihmuar Napolin të sigurojë suksesin në majat e futbollit italian.

Federata e Futbollit e Kosovës i ka dërguar urimet e saj mbrojtësit dardan. “Krenari pa kufij për Amirin!”, kanë shkruar ata në rrjetet sociale, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë sezonit. /Gjurmuesi/

About the Author