Kirurgët e QKUK-së arrijnë sukses të madh: realizohet zëvendësimi i parë i harkut të aortës

Në një arritje historike për mjekësinë në Kosovë, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka kryer për herë të parë një ndërhyrje komplekse të zëvendësimit..

1 minute

Read Time

Në një arritje historike për mjekësinë në Kosovë, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka kryer për herë të parë një ndërhyrje komplekse të zëvendësimit të harkut të aortës përmes procedurës së avancuar Frozen Elephant Trunk (FET).

Operacioni përfshiu gjithashtu zëvendësimin e rrënjës së aortës, të njohur si procedura Bentall. Pacienti, i cili dy vite më parë ishte operuar jashtë vendit për një problem serioz të aortës, kishte nevojë për një ndërhyrje të re për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe dëmtimeve të reja në pjesë të ndryshme të aortës.

Ekipi operues u udhëhoq nga Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe udhëheqës i Aleancës për Kardiokirurgji në Cyrih, në bashkëpunim me Dr. Petar Risteski dhe anesteziologen Dr. Bettex Dominique. Ata punuan ngushtë me ekipin vendor të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së për të realizuar me sukses këtë operacion të avancuar dhe kompleks.

Ndërhyrje të tilla konsiderohen ndër më të vështirat në fushën e kardiokirurgjisë dhe kryhen zakonisht vetëm në qendra të specializuara me përvojë ndërkombëtare të madhe. Ky operacion shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kardiokirurgjisë në Kosovë.

QKUK thekson se bashkëpunimi me qendra të njohura ndërkombëtare, si Spitali Universitar i Cyrihut, është pjesë e përpjekjeve për të sjellë metoda kirurgjikale të avancuara që në të ardhmen do të bëhen pjesë e praktikës së rregullt në vend.

Stafi i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë njofton qytetarët se për çdo nevojë që lidhet me sëmundjet e zemrës, ata mund t’i drejtohen QKUK-së, pa pasur nevojë për trajtime jashtë vendit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports