Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku këtë herë para trupit gjykues u paraqit prokurori Matthew Howling me argumentet e radhës të Prokurorisë së Specializuar.
Sipas tij, gjatë javës së kaluar mbrojtja ka bërë, siç u shpreh ai, shtrembërime në më shumë se një aspekt. Howling citoi pretendimin e mbrojtjes së Thaçit “se ZPS nuk ka prova të ndonjë urdhri të drejtpërdrejt nga Shtabit i Përgjithshëm, që të përcillte qëllimin e përbashkët kriminal të pretenduar”.
Në kundërpërgjigje, prokurori deklaroi se ekzistojnë prova që mbështesin akuzën.
“Prova: Diskutim lidhur me ekzekutimin e të ndaluarve që gjenden në aktakuzë, ata thanë ‘kemi urdhër nga shtabi të largojmë të burgosurit, dhe më pas i ekzekutuan’. Ky është Shtabi i Përgjithshëm, ku ishin pjesë të akuzuarit aso kohe, ky është urdhër i drejtpërdrejt nga Shtabi i Përgjithshëm që përcillte qëllimin kriminal për të cilin akuzohen, dhe kjo provë nuk mund të eliminohet”.







