Prokuroria Speciale ndalon një person për dyshime për ryshfet dhe ushtrim ndikimi

Një person është ndaluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me korrupsionin. Sipas njoftimit zyrtar,..

1 minute

Read Time

Një person është ndaluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari me inicialet V.N. po hetohet për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

About the Author