Gërvalla: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë rritet në 44.6 milionë euro për vitin 2026

Pas miratimit në parim të Projektligjit për Buxhetin 2026, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dikasteri që ajo drejton do të..

1 minute

Read Time

Pas miratimit në parim të Projektligjit për Buxhetin 2026, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dikasteri që ajo drejton do të ketë një rritje të ndjeshme të buxhetit krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas saj, buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2026 do të arrijë në 44.6 milionë euro, nga 29 milionë euro sa ishte në vitin 2020.

“Republika e Kosovës miraton në lexim të parë buxhetin më të madh në histori të saj, në vlerë prej 4 miliardë euro për vitin 2026. Për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2026, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 44.6 milionë euro nga 29 milionë sa ishte në vitin 2020”, ka shkruar Gërvalla.

Projektligji për Buxhetin e vitit 2026 pritet të kalojë në lexim të dytë të premten, pasi deputetët votuan me shumicë shmangien nga procedurat e zakonshme.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports