Prokurori Pache: Rubini dhe dëshmitarë të tjerë ndërkombëtarë i anashkaluan deklaratat e komunikatat e UÇK-së

Në seancën e radhës në Gjykatën Speciale, Prokuroria e Specializuar vijoi me paraqitjen e argumenteve të saj, duke kundërshtuar vlerën e dëshmive të disa diplomatëve..

1 minute

Read Time

Në seancën e radhës në Gjykatën Speciale, Prokuroria e Specializuar vijoi me paraqitjen e argumenteve të saj, duke kundërshtuar vlerën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve ushtarakë amerikanë e britanikë që kanë dëshmuar në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë.

Prokurori i ZPS-së, James Pache, deklaroi se këta dëshmitarë nuk kanë pasur njohuri të drejtpërdrejta për aktivitetet e katërshes së UÇK-së dhe as për qëllimet e tyre.

“Dëshmitarët e mbrojtjes, si për shembull James Rubin, i anashkaluan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së si manipulime dhe propagandë.

Të nderuar gjykatës, ajo që del është se provat e kësaj çështje janë të mbushura me dokumente të cilat dëshmitarët e mbrojtjes nuk kanë pasur qasje, apo që mund të kenë pasur qasje por nuk i kanë parë.”- deklaroi prokurori.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports