Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve nga 170 në 300 euro  

Një lehtësim i ri financiar për punësimin e të rinjve ka hyrë në fuqi këtë vit, duke synuar rritjen e përfshirjes së tyre në tregun..

1 minute

Read Time

Një lehtësim i ri financiar për punësimin e të rinjve ka hyrë në fuqi këtë vit, duke synuar rritjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës dhe mbështetjen e bizneseve që ofrojnë praktika të subvencionuara.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se skema Kosovo Generation Unlimited, e cila zbatohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe OEGJK, ka rritur shumën e subvencionit mujor për punësim nga 170 euro në 300 euro.

Në njoftimin zyrtar, të rinjtë që janë të interesuar të përfitojnë nga praktikat në punë e subvencionuar janë ftuar që të drejtohen në Zyrën e Punësimit më të afërt për të marrë informata shtesë dhe për të aplikuar.

“Më shumë mbështetje për bizneset Më shumë motivim për punësimin e të rinjve. Më shumë ndikim real në tregun e punës. Të rinjtë e interesuar për përfitim nga praktika në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim”, shkruhet ndër tjerash në reagim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports