Rivalët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi për Botërorin 2026

Sot në Uashington është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026, turne i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. Për..

1 minute

Read Time

Sot në Uashington është hedhur shorti për Kupën e Botës 2026, turne i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. Për herë të parë në histori, pjesëmarrëse do të jenë 48 skuadra, krahasuar me 32 sa kanë qenë më parë, dhe ndeshjet do të organizohen në mënyrë të përbashkët nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

Kosova, që për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në short, tashmë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në rast kualifikimi. Grupi D përfshin SHBA-në, Paraguain, Australinë dhe Kosovën.

Ndeshjet që do të vendosin gjashtë skuadrat e fundit të kualifikuara janë caktuar për fundin e marsit 2026. Në kuadër të ‘play-off’-it, Kosova do të luajë në Bratisllavë kundër Sllovakisë, me synimin për të arritur finalen e madhe. Në këtë finale, e cila mund të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të përballet me Turqinë ose Rumaninë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports