Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes shkaktar për aksidentet në trafik

Ekspertët e komunikacionit të Kosovës paralajmërojnë se përdorimi i telefonave gjatë drejtimit të automjeteve mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në kryeqytet dhe..

1 minute

Read Time

Ekspertët e komunikacionit të Kosovës paralajmërojnë se përdorimi i telefonave gjatë drejtimit të automjeteve mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në kryeqytet dhe në mbarë vendin. Ata theksojnë se analizimi i aksidenteve dhe identifikimi i faktorëve që ndikojnë në to janë masa thelbësore parandaluese për të ulur numrin e incidenteve.

“Si masë preventive duhet të bëhet analiza e aksidenteve dhe hulumtimi i elementeve që ndikojnë në to, për të mundësuar marrjen e masave konkrete për parandalim,” tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit. Ai shtoi se përdorimi i telefonit gjatë drejtimit është kundërvajtje, por rreziku i tij mund të jetë më i ulët kur lëvizja është me shpejtësi të vogël.

Sipas njësitit të trafikut të kryeqytetit, përdorimi i telefonit, shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë faktorët kryesorë që ndikojnë në aksidente. “Bazuar në analizat tona, përdorimi i telefonit është shkaktari kryesor për momentin, i pasuar nga shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave të tjera,” tha Vedat Zuka, shef i operatives së trafikut në kryeqytet.

Më tej, situata meteorologjike, si mjegulla e ditës së martë, shton rrezikun në komunikacion, ndërsa Policia u bëri thirrje qytetarëve për kujdes dhe respektim rigoroz të rregullave rrugore.

Përveç sigurisë rrugore, specialistët paralajmërojnë edhe për cilësinë e ajrit, sidomos gjatë muajve nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt, të cilët cilësohen si periudhat më kritike për ndotjen. “Gjatë këtyre muajve regjistrohen vlera më të larta të ndotjes, krahasuar me periudhat e tjera të vitit,” tha Shkumbin Shala, specialist për cilësinë e ajrit, duke bërë thirrje që secili qytetar të kujdeset për mbrojtjen e mjedisit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports