Rama padit Muratin për bllokimin e buxhetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur procedurë penale ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për bllokimin..

1 minute

Read Time

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur procedurë penale ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar atë për bllokimin e buxhetit të kryeqytetit dhe pasojat që ky veprim, sipas tij, po shkakton për qytetarët dhe administratën komunale.

Rama njoftoi se kallëzimi është dorëzuar në organet e drejtësisë dhe theksoi se pret përgjegjësi të plotë nga Murati në raport me institucionet, duke e lidhur këtë situatë me qasjen e përgjithshme të qeverisë ndaj Prishtinës. Ai paralajmëroi se komuna nuk do të lejojë që punonjësit dhe shërbimet publike të rrezikohen për shkak të, siç tha, presioneve politike.

Në njoftimin e tij, Rama bëri të qartë se do të shfrytëzojë çdo mjet ligjor për të mbrojtur interesin e Kryeqytetit dhe publikoi edhe dokumentin e kallëzimit penal.

Menjëherë pas kësaj, erdhi reagimi i ministrit Murati, i cili përmes një postimi publik e cilësoi kallëzimin e Ramës si të pavërtetë dhe të pabazuar. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports