Muriqi: “Nëse shënoj dhe marrim fitoren ndaj Sllovenisë, s’ka me pasë njeri ma të lumtun se unë”.

Përfaqësuesi i Kosovës në sulm, Vedat Muriqi, ka paralajmëruar një ndeshje tepër sfiduese kundër Sllovenisë, duke theksuar se kundërshtarët do të hyjnë në fushë me..

1 minute

Read Time

Përfaqësuesi i Kosovës në sulm, Vedat Muriqi, ka paralajmëruar një ndeshje tepër sfiduese kundër Sllovenisë, duke theksuar se kundërshtarët do të hyjnë në fushë me imperativin e fitores. Megjithatë, ai mbetet optimist se Kosova mund t’i marrë dy fitore radhazi dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës 2026.

Në paraqitjen e tij para mediave, Muriqi theksoi se sfida e radhës është edhe më e rëndë se ajo e luajtur në Prishtinë, por besimi i tij te grupi dhe mundësia për të luftuar për pozitat kryesore mbetet i pandryshuar.

Ai shtoi se Kosova synon jo vetëm ta mbyllë çështjen e plejofit, por edhe të garojë për kualifikim të drejtpërdrejtë, në varësi të rezultateve që do të vijnë nga përballja me Zvicrën. /Gjurmuesi/

About the Author