Punëtorët e “Hidrodrinit” hyjnë në grevë për rritje pagash

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka nisur sot grevën paralajmëruese njëorëshe, duke mobilizuar mbi 100 punëtorë që të marrin pjesë në këtë veprim…

1 minute

Read Time

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka nisur sot grevën paralajmëruese njëorëshe, duke mobilizuar mbi 100 punëtorë që të marrin pjesë në këtë veprim. Gjatë grevës, sindikata prezantoi kërkesat e saj zyrtare dhe informoi publikun për veprimet dhe hapat ligjorë të ndërmarrë deri në organizimin e këtij aktiviteti.

“Hidrodrini” ka theksuar se negociatat për rritjen e pagave kanë filluar më 23 tetor 2025, sipas ligjit për dialog social, dhe rrugët e bisedimeve mbeten të hapura mes Sindikatës, menaxhmentit të ndërmarrjes, Ministrisë përkatëse dhe Qeverisë së Kosovës.

Sindikata po ashtu njofton se greva është mbështetur me nënshkrim nga shumica e punëtorëve, duke tejkaluar pragun ligjor prej një të tretës, çka konfirmon ligjshmërinë e saj. Policia e Kosovës ka qenë e pranishme për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të grevës, sipas kompetencave ligjore.

Greva paralajmëruese do të vazhdojë më 18 dhjetor 2025 dhe ditët në vijim, në të njëjtin orar, nga ora 09:00 deri në 10:00, në të gjitha njësitë operative, përfshirë Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, si dhe para Zyrës Qendrore të KRU “Hidrodrini” Sh.A., deri në zgjidhjen e kërkesave ose deri në një njoftim tjetër nga Këshilli i Grevës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports