KDI prezanton pesë platforma të reja “Integrity Watch”

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) njofton se pesë degët e “Transparency International” në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi kanë prezantuar zyrtarisht platformat digjitale “Integrity Watch”. Ky..

1 minute

Read Time

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) njofton se pesë degët e “Transparency International” në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi kanë prezantuar zyrtarisht platformat digjitale “Integrity Watch”. Ky projekt synon të forcojë transparencën, integritetin dhe llogaridhënien në institucionet publike në rajon.

Platformat u mundësojnë qytetarëve, mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike qasje të lehtë në të dhëna dhe informacione lidhur me integritetin në ushtrimin e funksioneve publike. Përmes indikatorëve të integritetit, ato evidentojnë rreziqet e korrupsionit në fusha si deklarimi i pasurisë, prokurimi publik dhe financimi politik.

KDI thekson se “Integrity Watch” e kthen informacionin institucional në vizualizime të kuptueshme dhe të lehta për përdoruesit, duke mbështetur analiza të bazuara në prova, gazetari hulumtuese dhe rritjen e mbikëqyrjes publike të vendimmarrjes. Një veçori kyçe e platformave është përdorimi i një strukture të përbashkët konceptuale, ndërkohë që secila platformë pasqyron të dhënat dhe kontekstin ligjor dhe institucional të vendit përkatës, duke ofruar një kuptim rajonal të sfidave të integritetit.

Platformat janë zhvilluar sipas parimeve të qeverisjes së hapur, të dhënave të hapura, kontraktimit të hapur dhe llogaridhënies publike. Ky hap riafirmon përkushtimin e “Transparency International” dhe degëve të saj për forcimin e qeverisjes demokratike, luftimin e korrupsionit dhe mbështetjen e institucioneve që shërbejnë interesit publik. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports