“Prishtina Music Conference” mbledh në kryeqytet artistë dhe profesionistë të njohur të muzikës

Edicioni i pestë i Prishtina Music Conference do të mbahet nga 1 deri më 8 nëntor, duke e shndërruar kryeqytetin në një pikëtakimi për artistë, profesionistë dhe komunitete kreative nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Kjo platformë synon të nxisë diskutime të thella rreth zhvillimit të industrisë muzikore, sfidave aktuale dhe vizionit për të ardhmen e kulturës në Kosovë dhe rajon.

Konferenca sivjet zhvillohet nën temën “Kosovo: The New Capital of Culture”, duke theksuar rolin e gjithnjë më të rëndësishëm që po merr Kosova në skenën kulturore evropiane. Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin diskutime mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në krijimtarinë muzikore, zhvillimin e festivaleve moderne dhe formatet e reja të përjetimit të muzikës.

Që nga fillimi i saj para pesë vitesh, Prishtina Music Conference ka shërbyer si një platformë për shkëmbim idesh, bashkëpunim dhe frymëzim për komunitetin artistik. Këtë vit, ngjarja shënon një hap përpara drejt ndërtimit të një vizioni të qartë për rolin e Kosovës si një qendër e gjallë kulturore në Evropë.

Në natën përmbyllëse, më 8 nëntor, publiku i Prishtinës do të ketë rastin të shijojë performanca nga emra të njohur të muzikës elektronike si Freddy K, Paquita Gordon, Opium Hum, dhe shumë të tjerë që do të sjellin energji dhe ritme unike në skenën e kryeqytetit. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zbulohen gjurmë të një vendbanimi arkeologjik në zonën e Lushnjës
  • March 10, 2026

Në zonën e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë në Peqin, kanë nisur gërmime arkeologjike shpëtimi që po zhvillohen nga arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim…

Vazhdo lëximin...
Kurti vlerëson kineastet e Kosovës për sukseset në skenën ndërkombëtare
  • March 9, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vlerësim për kontributin që gratë kineaste nga Kosova po japin në industrinë e filmit, duke theksuar se puna dhe arritjet e tyre po…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës