Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën në samitin BE–BP

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor së bashku..

1 minute

Read Time

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor së bashku me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e rajonit.

Sipas njoftimit të Presidencës, fokusi kryesor i këtij samiti do të jetë forcimi i partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e zgjerimit të BE-së dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të rajonit.

“Përgjatë samitit, Presidentja do të ketë takime me liderë të institucioneve të BE-së dhe do të ketë mundësi të bisedojë me liderë të tjerë pjesëmarrës lidhur me çështje me interes të Kosovës. Heqja e masave ndaj Kosovës dhe ecja përpara në rrugën e integrimit do të zënë prioritet gjatë diskutimeve”, thuhet tutje në njoftim.

Në agjendën e Samitit janë përfshirë gjithashtu temat që lidhen me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, thellimin e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të BE-së, si dhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, investimet dhe reformat.

Po ashtu, sipas Presidencës, liderët pjesëmarrës do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, përballjen me kërcënimet hibride dhe kibernetike, menaxhimin e migracionit, si dhe sfidat e përbashkëta rajonale dhe evropiane. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports