Bedri Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e..

1 minute

Read Time

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizite, Hamza ka theksuar se, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhen, bindjet dhe ideali i tyre, si dhe i bashkëluftëtarëve të tjerë, nuk mund të izolohen apo të zbehen.

Në një postim të bërë në Facebook, ai ka bërë të ditur se i ka gjetur Thaçin dhe Veselin në gjendje të mirë shëndetësore dhe me moral të lartë, duke shtuar se u ka dhënë edhe një premtim simbolik për një datë të veçantë.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu”.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare. Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi. Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!”, ka shkruar Hamza. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports