Filmi më i ri i Visar Morinës po hyn në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi është përzgjedhur të shfaqet premierë botërore në Festivalin prestigjioz të Filmit Sundance. Ky është një prej kulmeve më të rëndësishme të karrierës së regjisorit, dhe njëherësh hera e dytë që Morina garon në kategorinë kryesore të këtij festivali – një arritje që Qendra Kinematografike e Kosovës e ka cilësuar të rrallë dhe tepër domethënëse.
Filmi “Shame and Money” fokusohet në historinë e një familjeje që humb mënyrën e jetesës në fshat dhe detyrohet të shpërngulet në Prishtinë, duke u përballur me sfidat e një realiteti të ri të dominuar nga dinamika të shoqërisë hiperkapitaliste.
Në kastin e aktorëve përfshihen emra të njohur të skenës filmike: Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi dhe Eshref Durmishi.
Realizimi i filmit mbështetet nga një ekip i gjerë profesionistësh:
Skenari: Visar Morina & Doruntina Basha
Drejtori i fotografisë: Janis Mazuch
Montazha: Joëlle Alexis
Muzika: Mario Batkovic
Dizajni i zërit: Julij Zornik
Drejtori artistik: Burim Arifi
Make-up Designer: Talija Ivanëië
Costume Designer: Desantila Lika
Commissioning Editor WDR: Andrea Hanke
Projekti është mbështetur financiarisht dhe institucionalisht nga një listë e gjerë partnerësh, ndër ta:
Commissioner for Culture and the Media, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages – Council of Europe, German Federal Film Fund, Film- und Medienstiftung NRW, Slovenian Film Centre, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, North Macedonia Film Agency, Tax Shelter of the Federal Government of Belgium, Tax Shelter Investors, WDR, Fondation Suisa.
Sipas QKK-së, biletat për filmin do të dalin në shitje më 14 janar. /Gjurmuesi/









