Peter Due emërohet shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka emëruar Peter N. Due nga Danimarka si Përfaqësuesin e ri Special dhe Shef të UNMIK-ut..

1 minute

Read Time

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka emëruar Peter N. Due nga Danimarka si Përfaqësuesin e ri Special dhe Shef të UNMIK-ut në Kosovë, duke zëvendësuar Caroline Ziadeh nga Libani.

Peter Due sjell me vete një përvojë 30-vjeçare në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ai ka mbajtur pozicione kyçe në Kombet e Bashkuara, përfshirë Drejtor për Azinë dhe Paqësorin në Departamentin e Çështjeve Politike dhe të Ndërtimit të Paqes dhe Operacioneve të Paqes që nga viti 2019, si dhe Drejtor për Azinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse gjatë periudhës 2015–2019.

Karriera e tij përfshin gjithashtu përvoja të tjera të rëndësishme, si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd (2013–2015) dhe zyrtar çështjesh politike me UNMIK-un në Prishtinë. Në Nju Jork, ai ka shërbyer si Shef Zyre/Asistent Special i Nënsekretarit të Përgjithshëm për Operacionet Paqeruajtëse, si dhe ka udhëhequr ekipe për Afrikën Perëndimore, Evropën dhe Amerikën Latine.

Përveç detyrave të tij me OKB-në, Due ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, duke sjellë një eksperiencë ndërkombëtare të pasur. Ai ka një arsim të lartë akademik, përfshirë Bachelor dhe Master në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Oksfordit, një diplomë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë, dhe një diplomë Cand. Mag. në Shkenca Sociale dhe Filozofi nga Universiteti i Kopenhagës.

Peter Due flet gjuhën amtare daneze dhe zotëron anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, gjuhë që do t’i shërbejnë në detyrën e tij të re në Kosovë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports