Nis procesi i verifikimit të fletëvotimeve nga diaspora, konfirmon KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 13 mijë pako të supozuara me fletëvotime janë tërhequr nga kutitë postare të këtij institucioni në 22..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbi 13 mijë pako të supozuara me fletëvotime janë tërhequr nga kutitë postare të këtij institucioni në 22 shtete të ndryshme të botës gjatë ditës së martë dhe të mërkurë. Këto pako lidhen me votimin përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.

Sipas KQZ-së, të enjten në mesditë ka nisur procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove për të konstatuar nëse ato janë dërguar nga qytetarë të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë vendit.

Zëdhënësi i këtij institucioni ka bërë të ditur se në këtë fazë KQZ i referohet këtyre pakove si “të supozuara me fletëvotime”, pasi ende nuk dihet me siguri nëse përmbajtja e tyre përfshin fletëvotime të vlefshme apo nëse ato janë dorëzuar nga votuesit e regjistruar.

Gjatë periudhës së regjistrimit, e cila zgjati nga 23 korriku deri më 29 gusht 2025, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë në raundin e dytë ishte 29,725. Raundi i dytë i zgjedhjeve u zhvillua në gjithsej 18 komuna të vendit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports