Përurohen hapësirat e rinovuara të Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK

Instituti i Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë ka hapësira të rinovuara dhe të modernizuara për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Projekti synon..

1 minute

Read Time

Instituti i Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës tashmë ka hapësira të rinovuara dhe të modernizuara për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Projekti synon përmirësimin e kushteve të punës për stafin dhe rritjen e cilësisë së diagnostikimit për pacientët.

Në ceremoninë e përurimit të këtyre hapësirave morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Shëndetësisë.

Është përuruar hapësira e rinovuar e Institutit të Anatomisë Patologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit kanë qenë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në kuadër të këtij projekti janë zgjeruar dhe pajisur dy laboratorë: një i Imuno Histokimisë dhe i Patologjisë Molekulare. Janë riorganizuar dhomat e patologëve për më shumë specialistë, si dhe janë funksionalizuar hapësirat përcjellëse për punën e përditshme”, tha me këtë rast kryeministri Kurti.

Ai tutje tha se në 976 metra katrorë hapësirë është bërë transformim rrënjësor, duke i ruajtur vetëm muret mbajtëse dhe pllakat e mes katit.

Ndërkaq, ministri Vitia tha se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë. “Ky vit do të jetë vit i diagnostikës, do të investohet te të gjithë laboratorët pa dallim, duke filluar me teknologji të re, dixhitalizim të laboratorëve etj.”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Merita Hashani, drejtoresha e këtij instituti, tha se ky renovim do të mundësojë rritjen e cilësisë për pacientët dhe në mirëqenien e tyre. Ajo tha se me këtë rast do të bëhet edhe shtimi i shërbimeve që ofrohen.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports