Një muaj paraburgim për Gjestin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Besart Kelmendit, i njohur ndryshe si Gjesti. Vendimi është marrë pas..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Besart Kelmendit, i njohur ndryshe si Gjesti. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe analizimit të materialeve të lëndës.

Sipas dyshimeve të ngritura nga organet e drejtësisë, ai akuzohet për disa vepra penale që lidhen me kanosje, dëmtim të pasurisë dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Kanosja, Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PTHP-së, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.K., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoi, siç thuhet, se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes, rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports