Përfundon Kursi për Rreshtermajor të Gjeneratës 03-2026 në FSK

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Kursit për Rreshtermajor të Gjeneratës 03-2026, një program i avancuar i përgatitjes profesionale..

1 minute

Read Time

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Kursit për Rreshtermajor të Gjeneratës 03-2026, një program i avancuar i përgatitjes profesionale për nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ky kurs synon të zhvillojë aftësitë e kursantëve për të marrë përgjegjësi më të larta brenda strukturës së lidershipit të trupës së nënoficerëve.

“Kursantët kanë kaluar nëpër një program të strukturuar arsimor dhe profesional, i cili është realizuar përmes Modulit të Studimeve Profesionale, Modulit të Udhëheqjes, Modulit të Menaxhimit të Forcës, si dhe Modulit të Operacioneve Ushtarake dhe Operacioneve të Përbashkëta Ndërinstitucionale”, tha FSK-ja.

Sipas Forcës, gjatë këtij programi kursantët kanë zgjeruar njohuritë profesionale, kanë zhvilluar më tej aftësitë e lidershipit dhe janë përgatitur për të mbështetur komandantët në proceset e planifikimit, menaxhimit dhe zbatimit të detyrave brenda strukturës së FSK-së.

Përfundimi me sukses i kursit për Gjeneratën 03-2026 konsiderohet një hap i rëndësishëm në zhvillimin profesional të pjesëtarëve, të cilët pritet të kontribuojnë në forcimin e trupës së nënoficerëve, ngritjen e standardeve profesionale dhe avancimin e kapaciteteve institucionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports