Kurti dhe Murati pritën në takim përfaqësuesit e BERZh-it, diskutohet për investime 400 milionë euro deri në 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ku në fokus ishte zgjerimi i..

1 minute

Read Time

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ku në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit dhe përparimi i projekteve të përbashkëta zhvillimore. Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Gjatë diskutimeve u trajtua zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh që mund të arrijë deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore dhe zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.

Thuhet se trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027.

“Kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike”, thuhet në njoftim.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports