Paga minimale ende nuk po respektohet për disa punëtorë në Kosovë

Rritja e pagës minimale në Kosovë nuk po reflektohet njësoj për të gjithë punëtorët. Edhe pse vendimi për rritje ka hyrë në fuqi që nga..

1 minute

Read Time

Rritja e pagës minimale në Kosovë nuk po reflektohet njësoj për të gjithë punëtorët. Edhe pse vendimi për rritje ka hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit, në praktikë ka ende raste ku ai nuk po zbatohet.

Punëtorë të sektorit privat dhe ata teknikë vazhdojnë të marrin paga nën nivelin e përcaktuar, pavarësisht se janë të angazhuar me orar të plotë.

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që paguhen nën këtë shumë. Kështu, të paktën, thonë përfaqësues të punëtorëve teknikë dhe atyre të sektorit privat. Njohës të drejtësisë paralajmërojnë pasoja.

Pavarësisht se pagat e janarit dhe të shkurtit do të duhej të dilnin me rritje, ka ende punëtorë që po paguhen më pak se 425 euro, edhe pse punojnë me orar të plotë.

Kështu të paktën thonë përfaqësues të tyre.

Përfaqësues të bizneseve thonë se nuk e kanë kundërshtuar ngritjen e pagës minimale, por se paga duhet të jetë e përshkallëzuar në mënyrë që të mos dëmtohen as bizneset.

Sipas njohësve të drejtësisë, vendimi i qeverisë është obligativ dhe mund të ketë pasoja për ata që nuk e zbatojnë atë.

Nga rritja e pagës minimale, është vlerësuar se do të përfitojnë drejtpërdrejt mbi 130 mijë punëtorë me orar të plotë.

Nga korriku, paga minimale do të rritet në 500 euro bruto.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports