AAK-ja garon pa koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Afati për regjistrimin e partive politike dhe formimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit përfundon sonte në mesnatë. Zëdhënësi i Komisionit..

1 minute

Read Time

Afati për regjistrimin e partive politike dhe formimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit përfundon sonte në mesnatë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani 18 subjekte politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhje. Subjekti i 18-të që është regjistruar është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila do të garojë e vetme në zgjedhje.

Ndërkohë, sipas gazetares Qëndresa Tërshani, edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është gati të dorëzojë formularin për regjistrim për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo situatë përfaqëson fazën përfundimtare të përgatitjeve për certifikimin e kandidatëve dhe koalicioneve për garën e ardhshme për Kuvendin e Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author