LVV dorëzon koalicionin në KQZ pak para mbylljes së afatit

Afati për formimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit po afrohet drejt përfundimit, dhe partitë politike po finalizojnë marrëveshjet e fundit…

1 minute

Read Time

Afati për formimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit po afrohet drejt përfundimit, dhe partitë politike po finalizojnë marrëveshjet e fundit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është konfirmuar një koalicion i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, i cili do të garojë në këto zgjedhje. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai njoftoi se deri në orën 20:30 të së dielës, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, prej të cilave tre janë koalicione të regjistruara në KQZ. Elezi shtoi se subjektet kanë afat deri më 7 dhjetor për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Koalicionet e regjistruara deri tani janë:

  • Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB).
  • Koalicioni “Koalicija VAKAT”, që përfshin Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
  • Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Ndërkaq, partitë politike që kanë dorëzuar aplikimin për certifikim janë:

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
  • Kosovaki Nevi Romani Partia
  • Jedinstvena Goranska Partija
  • Za Slobodu Pravdu i Opstanak
  • Kosova Demokratik Türk Partisi
  • Partia Liberale Egjiptiane
  • Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
  • Socialdemokratska Unija (SDU)
  • Srpska Lista
  • Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
  • Fjala
  • Nova Demokratska Stranka (NDS)
  • Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)

Këto zhvillime tregojnë për një intensifikim të përgatitjeve parazgjedhore dhe vendosjen e ekuilibrit për garën e ardhshme për Kuvendin e Kosovës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports